2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Joseph: Bllokada e Serbisë s’është e limituar vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB

Profesori amerikan dhe njohësi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph, ka thënë se qëndrimet dhe deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e arsyetojnë kërkesën e Kosovës që Beogradit të nënshkruajë të tri marrëveshjet që kanë përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së.

“Më 4 dhjetor, Daçiq nënvizoi deklaratën e presidentit Vuçiq që ai nuk e ka nënshkruar planin franko-gjerman. Daçiq tha “kjo nënkupton që ne nuk pranojmë ndonjë interpretim që implikon njohjen e Kosovës dhe që nuk ka hyrje të Kosovës në OKB”, ka shkruar Jopseh.

Profesori amerikan tutje shton se bllokada e Serbisë s’është e limituar vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB.

Ai përmend deklarimin tjetër të Dacic se “çfarë është mirë rreth OSBE-së, është që Kosova s’mund të bëhet kurrë anëtare e organizatës sepse kërkohet konsensus për këtë dhe Serbia kurrë s’do të pajtohet për këtë”.

Joseph thotë se këto qëndrime të Daçie janë në kundërshtim flagrant me Nenin 4 të Marrëveshjes së muajit shkurt e që njihet si “Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit”.

“Deklarimet e Dacic në takimin ministerial të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës elektorale. Ato janë qëndrime të një politike afatgjate të Serbisë. SHBA dhe BE, mbani shënim”, ka përfunduar Jospeh.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img