Tash e disa ditë në media po qarkullon lajmi për ndarjen e ish-banores së edicionit të parë të “Big Brother Vip Albania”, Beniada Nishani nga Blert Hajdari.
E këto thashetheme duket se janë të vërteta edhe pse vet dyshja nuk ka bërë asnjë reagim që do ta konfirmonte këtë.
Një video e postuar nga mikesha e Beniadës, Jori Delli duket se sapo konfirmoi ndarjen e tyre.
Dy mikeshat kanë kaluar fundjavën bashkë dhe në videon e Jorit, dëgjohet teksa thotë se Beniada është beqare.
“Bën si diva, por ta dini që Beni është beqare”, dëgjohet të thotë Jori.
E pas kësaj, duke e theksuar, ajo ka postuar foton e mimikës së Benit duke shkruar frazën e njohur tanimë:
“Kape lajmin”