-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Jori ka hyrë me qëllim që t’i ndajë Kiarën dhe Luizin? Shoqja e saj ia zbulon “sekretin”

Modelja dhe moderatorja sportive, Jori Delli, është kthyer në një nga banoret më të diskutuara edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e “Big Brother Vip.” Kjo për shkak të afrimitetit të saj me Luizin, ku një pjesë e madhe e publikut marrëdhënien e tyre po e shikojnë si një flirt dhe jo si diçka shoqërore.

Në një paraqitje publike shoqja e saj e ngushtë, Beniada Nishani, ka komentuar marrëdhënien e dyshes ku ka thënë se Jori nuk ka qëllim të prishë lidhjen Luiz-Kiara.

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”, ka thënë Beniada.

Jori Delli

Por, teksa dyshja Luiz-Jora po bisedonin ditën e djeshme në oborr, modelja ka deklaruar se Luizin e ka vëlla të madh, ndërsa ai shtoi se më shpejt i ka thënë asaj ‘ti amo’ sesa Kiarës.

Jori-Kiara-Luiz

BISEDA:

Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar)

Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai?

Jori: Luizin e kam vëlla të madh

Luizi: Më shpejt i kam thënë Jorit ‘Ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img