Jorginho po mendonte të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.
Por, ndryshimet në pronësi të “Blues” kanë bërë që mesfushori italian ta ndërrojë mendjen.
Sipas mediave britanike, futbollisti me prejardhje braziliane tash po mendon të qëndrojë në “Stamford Bridge” dhe është i hapur për ta vazhduar kontratën me Të Kaltrit.
Ylli i Kombëtares italiane në Euro 2020 e pati një sezon dëshpërues me Chelsean dhe shihej larg Anglisë për edicionin 2022/23.
Mediat italiane shkruanin se ai mund të rikthehej në Serie A, ku e ka ëndërr të luajë prapë.
Mirëpo, tash mediat britanike raportojnë se 30 vjeçari i ka hequr krejt dyshimet rreth së ardhme dhe se menaxheri i tij do të bisedojë me drejtuesit e Chelseat për vazhdimin e kontratës.
Jorginho është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në “Stamford Bridge”, ku po luan me sukses tash e sa vite.