4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Jorge Mendes pyete në aeroportin e Barcelonës për të ardhmen e Ansu Fatit

Agjenti portugez Jorge Mendes ishte ndaluar nga mediat spanjolle në aerportin e Barcelonës për t’u prononcuar për të ardhmen e Ansu Fatit.

Talenti 20-vjeçar nuk ka qenë në gjendje të rikuperojë formën e tij shkaku i lëndimeve këtë sezon, dhe që atëherë është lidhur shumë me një largim nga klubi, veçanërisht pasi babai i tij vuri në dyshim mungesën e minutave të tij.

Ndërsa Mendes hipi në një makinë, ai refuzoi të fliste rreth të ardhmes së sulmuesit.

“Nuk mund të flas. Ai është një lojtar i Barcelonës, ai ia ka treguar vlerën Barcelonës para lëndimeve”.

“Ai është një fenomen dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të them asgjë”, ka shtuar më tej agjenti portugez.

Për Fatin ka shumë skuadra të interesuara, sidomos në Ligën Premier dhe në verë me gjasë do të largohet nga Camp Nou.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img