Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet në muzikë ose televizion.
Së fundmi, Jonida ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Korfuz të Greqisë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shihet duke shijuar motin e ngrohtë në ishullin greko-shqiptar.
Jonida gjithashtu nuk ka hezituar të publikojë disa imazhe të tjera, ku shfaqet teksa shijon notimin në pishinë, e veshur me një palë bikini një pjesëshe.
Maliqi shquhet gjithmonë si një nga femrat më me stil në industrinë e muzikës vendore, gjersa moda përveç pasionit është profesioni i saj, si një sipërmarrëse e suksesshme e një butiku në Tiranë.
Përkundër angazhimeve në televizion, Jonida ka kohë që iu mungon fansave në prurjet e reja muzikore.