Jonathan Hargreaves është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovës, ka njoftuar qeveria britanike të hënën.
Hargreaves do ta zëvendësojë ambasadorin e deritashëm në Prishtinë, Nicholas Abbott.
Abott, sipas njoftimit të Zyrës për Punë të Jashtme të qeverisë britanike, do të transferohet në Shërbimin Diplomatik.
“Z. Jonathan Hargreaves është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Republikën e Kosovës në vazhdim të z. Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik. Zoti Hargreaves do të marrë emërimin e tij në fillim të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.
Së fundmi, Jonathan Hargreaves ka shërbyer si Përfaqësues Diplomatik i Britanisë së Madhe në Siri.