Ai tutje ka thënë se njerëzit në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të sigurtë që administrata amerikane është e fokusuar në këtë problem dhe se e dijnë rëndësinë e paqes në Ballkan, transmeton lajmi.net.
“Administrata është e interesuar në këtë. Kam udhëtuar tre herë në Ballkan, sepse asistenti i sekretarit të Shtetit, Wess Mitchell, më ka inkurajuar. Njerëzit atje duhet të jenë të sigurtë që administrata është e interesuar që të gjejë një zgjidhje”, ka thënë ai.
Johnson ka ripërsëritur se SHBA-të nuk kanë vija të kuqe kur është puna tek arritja e një marrëveshjeje për të cilën liderët pajtohen.
“Ne duam të bëjmë gjithçka që të inkurajojmë presidentin Vuçiq dhe zyrtarët nga Prishtina që t’i inkurajojmë në arritjen e një zgjidhjeje të problemit afatgjatë, dhe të arrijnë një marrëveshje e cila do të siguronte paqe në Ballkan”, ka thënë ai.
Kujtojmë se kundër idesë së korrigjimit të kufijve në Ballkan tashmë ka dalë Gjermania.