Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar komunitetin mysliman në ShBA dhe në mbarë botën me rastin e fillimit të muajit të shenjtë islam të Ramazanit.
“Administrata Biden-Harris u uron komuniteteve myslimanë në të gjithë vendin dhe në mbarë botën një Ramazan të bekuar dhe paqësor. Ramazan Karim”– thuhet në deklaratën e presidentit Biden, të publikuar në uebfaqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.