Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të premten se do të ishte “i lumtur” të përballej me Donald Trump në një debat përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden po i përgjigjej një pyetjeje nga Howard Stern gjatë një interviste një orëshe në rrjetin radio-satelitor SiriusXM.
“Jam i lumtur të debatoj me të”, citohe të ketë thënë ai.
Ndërkohë këshilltari i fushatës së Trump, Chis LaCivita u përgjigj në X/Twitter: “Ok, le ta vendosim!”.
Tradicionalisht, debatet presidenciale të vitit zgjedhor janë organizuar nga një komision jopartiak dhe janë planifikuar në vjeshtë.
Ish-presidenti nuk pranoi të paraqitej në asnjë nga pesë debatet kryesore të partisë së tij këtë cikël zgjedhor, të mbajtura midis gushtit dhe janarit, duke treguar epërsinë e tij në votime si dëshmi se votuesit republikanë e mbështetën qartë fushatën e tij dhe se debatet nuk ishin të nevojshme.
Ai vazhdoi të fitoi të gjitha garat për nominimin republikan përveç njërit dhe u bë kandidati i supozuar i partisë deri në mars. Biden dhe Trump debatuan dy herë gjatë fushatës presidenciale për zgjedhjet e vitit 2020.
Debati i parë presidencial televiziv në SHBA u mbajt midis Richard Nixon dhe John F Kennedy në vitin 1960 dhe “njihet” kryesisht se ndihmoi Kenedin për të fituar garën për Shtëpinë e Bardhë.
Dy kandidatët e partive kryesore kanë debatuar të paktën një herë në çdo vit zgjedhjesh presidenciale që nga viti 1976.