Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu.
Lajmin e ka bërë të ditur, Ruben Avxhiu, një shqiptar i cili vepron po ashtu në Amerikë.
“Një shqiptaro-amerikan, B. Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), do të jetë Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi”, ka shkruar Avxhiu.
B. Bix Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni. Ai më së fundi shërbeu si i Ngarkuar me Punë, i Përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest në Hungari.
Prindërit e Begzat Aliut kishin emigruar nga Maqedonia e Veriut për në Amerikës. Vetë Begzat Aliu mban diplomën e fakultetit të mjekësisë të marrë në Universitetin e Prishtinës./PrishtinaPress/