-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Joe Biden iu drejtohet shqiptarëve me video për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i qëndrojnë përkrah Shqipërisë përgjatë punës së saj në forcimin e institucioneve demokratike dhe luftimin e korrupsionit, si dhe rrugëtimin e vendit për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.

Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Shqipërisë me rastin e shënimit të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, presidenti Biden tha se çmon miqësinë mes dy popujve.

“SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë teksa vazhdoni punën për të forcuar institucionet demokratike, të luftoni korrupsionin, të forconi sundimin e ligjit dhe vijoni udhëtimin tuaj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.

“Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur bashkë dhe t’u japim fëmijëve tanë një të ardhme më të ndritur e më shpresëdhënëse”, tha ai.

Presidenti amerikan falënderoi Shqipërinë për strehimin e mijëra afganëve që ikën nga regjimi taleban në Afganistan. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka strehuar 2.400 afganë.

Biden thha gjithashtu tha se Shqipëria “ka dhënë një kontribut vendimtar për mbështetjen e popullit ukrainas, teksa mbron vendin e vet nga lufta brutale e Rusisë”.

“Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri e përhershme për lirinë dhe vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë as kur populli i Shqipërisë ishte nën diktaturë”, tha Biden.

Në video-measazhin e tij, Biden rikujtoi se sot, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë aleate në NATO dhe “partnere që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë demokracisë në Evropë dhe në botë”.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian të Shqipërisë dhe më pas regjimit komunist, që e çoi Shqipërinë në izolim të plotë.

Ato u rivendosën sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img