Site icon PrishtinaPress

Joe Biden fton presidentin e Brazilit në Shtëpinë e Bardhë

WILMINGTON, DELAWARE - JULY 14: Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks at the Chase Center July 14, 2020 in Wilmington, Delaware. Biden delivered remarks on his campaign's 'Build Back Better' clean energy economic plan. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Joe Biden ka ftuar Lulën të vizitojë Uashington në fillim të shkurtit, sipas një komunikate të përbashkët për shtyp të lëshuar pas bisedës telefonike të presidentit amerikan me homologun e tij brazilian ditën e djeshme.

Presidenti amerikan tha se Luiz Inacio Lula da Silva ka  “mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për demokracinë braziliane” , një ditë pas sulmit të mijëra mbështetësve të ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Kjo bastisje u kujtoi shumë njerëzve sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Përveç kësaj, Biden është nën presion edhe nga anëtarët e demokratëve, pra partisë së tij.

“Bolsonaro nuk duhet të jetë në Florida,”  tha për CNN deputeti demokrat Joaquin Castro.

“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jenë një strehë për këtë lider autoritar që frymëzoi terrorizmin e brendshëm në Brazil. Ai duhet të kthehet në Brazil”, shtoi ai.

Pikëpamje të ngjashme shprehu edhe demokratja Alexandria Ocasio-Cortes. “SHBA-ja nuk duhet të strehojë Bolsonaron në Florida. Pothuajse dy vite pasi Kapitoli i SHBA-së u sulmua nga fashistët, ne po shohim grupet fashiste jashtë vendit që përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë në Brazil”, shkroi ajo në Twitter./Prishtinapress/

Exit mobile version