2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Joe Biden fton në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump, Sky News: Armiqtë u ribashkuan

Presidenti Joe Biden e ka ftuar Donald Trump për një takim ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi do të zhvillohet në 11:00, sipas orës lokale. Është e paqartë nëse do t’i bashkohet dikush tjetër takimit mes tyre.

Ndërkohë sipas Sky News, zv.presidentja Kamala Harris nuk pritet të merrte pjesë, ndërsa JD Vance, zëvendëspresidenti i sapozgjedhur, nuk ka marrë një ftesë prej saj.

Zonja e parë e ardhshme, Melania Trump, është ftuar të shoqërojë bashkëshortin e saj në vizitë, por mendohet se nuk ka gjasa që ajo të marrë pjesë. Melania Trump shoqëroi Donald Trump në vitin 2016 dhe piu çaj në dhomën e verdhë ovale me zonjën e parë të asaj kohe, Michelle Obama.

Është e paqartë nëse zonja e parë aktuale, Dr Jill Biden, do të marrë pjesë, megjithëse ajo është planifikuar të jetë në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi i Zyrës Ovale do të jetë i pari mes Bidenit dhe Trump që kur dyshja u përballën në një debat televiziv në Atlanta qershorin e kaluar.

Me atë rast, nuk pati shtrëngim duarsh mes dy armiqve të vjetër dhe humori u eklipsua kur filloi përplasja verbale. “Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë tha ai në fund të asaj fjalie”, tha Trump.

“Unë nuk mendoj se ai e di se çfarë tha.”

Është gjuha e urrejtjes që ka karakterizuar prej kohësh dy armiqtë, shkruan Sky News. Në të kaluarën, Biden e ka quajtur Trump një kërcënim për kombin, dhe Trump e ka quajtur Biden “budalla” dhe “individ me IQ të ulët”.

Në këtë takim historik, pritet shtrëngimi mi i ftohtë i duarve në historinë amerikane.

Çfarë do të diskutojnë Biden dhe Trump?

Nuk ka asnjë agjendë të publikuar. Kamerat televizive do të filmojnë ngjarjen dhe të dy liderët amerikanë do të kenë mundësinë t’i përgjigjen pyetjeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img