Site icon PrishtinaPress

Joe Biden fal djalin e tij Hunter për akuzat penale

Presidenti amerikan Joe Biden ka ndryshuar qëndrimin dhe ka falur djalin e tij, Hunter Biden, për akuzat mbi armëmbajtje dhe shmangie të taksave.

Ky vendim u bë publik në një deklaratë pas Ditës së Falënderimeve, ku presidenti i Amerikës deklaroi se Hunter është përballur me sulme të pandërprera dhe ndjekje penale selektive.

“Në përpjekje për të thyer Hunter-in, ata kanë provuar të më thyejnë edhe mua, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mjaft është mjaft,” tha Biden në deklaratën e tij.

Falja ka ngjallur reagime të përziera, duke përfshirë kritika nga guvernatori demokrat i Kolorados, Jared Polis, i cili tha se veprimi “njollos reputacionin” e presidentit në largim.

Nga ana tjetër, kampi i Donald Trump-it, i cili pritet të marrë detyrën presidenciale së shpejti, e cila ka dënuar vendimin dhe ka premtuar reformimin e sistemit të drejtësisë në mandatin e ardhshëm.

Trump pritet të përdorë fuqinë e faljes për të liruar aleatët e tij dhe mbështetësit e dënuar gjatë presidencës së Bidenit.

Exit mobile version