7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Jo vetëm flamuri i Kosovës, edhe një tifoz kosovar i Arsenalit do të jetë me foto i pranishëm në Emirates

Ditë më parë Arsenali bëri ndryshime artistike në stadiumin Emirates, duke ndryshuar fotografitë e jashtme të stadiumit të tyre. Gjatë asaj dite u paralajmërua se do të këtë ndryshime edhe të brendshme dhe një foto e një tifozi kosovar të këtij ekipi do të jetë në banera të tifozëve të këtij stadiumi 

Berat S Hajdari është fytyra e tifozëve të kosovarë që do të jetë në banera të stadiumit Emirates të Arsenalit në 20 vitet e ardhshme.

Fotoja është postuar nga vet ky tifozë në rrjetin social Facebook, derisa ai ka treguar se si erdhi të kjo fotografi, e cila ishte bërë në vitin 2014 dhe kishte bërë xhiron e botës edhe nëpër mediat britanike kur Arsenali fitoi FA Cup në finale kundër Hull City. 

“Foto është bërë në Prishtinë në vitin 2014 nga fotografi Rrahman Krasniqi. Pas fitores  se ekipit tim të zemrës Arsenal kundër Hull City në finale bashkë me gjithë tifozët dolëm sheshit të Prishtinës për të festuar fitoren. Nga gëzimi që kisha për fitoren e ekipit tim të zemrës nuk mund t’i kontrolloja as emocionet. Nuk kam qenë në dijeni që fotografi Krasniqi po e shkrepte aparatin e tij ne momentin kur unë po “fluturoja” nga gëzimi i fitores se Arsenalit. Po atë nate pas festës fotografi ma dërgoj foton të cilën që nga ajo kohë e mbajë në profilin tim në Facebook”, ka thënë për Gazetën Express, Hajdari 

Tutje thotë që fotoja fillimisht ishte publikuar në faqen e tifo klubit kosovar, “Arsenal Kosovo Supporters Club”.

Prej aty fotoja kishte bërë xhiron e botës dhe në fund ajo publikua edhe nga mediat britanike të cilat kishin sjellë këtë foto pasi që Arsenali kishte fituar trofeun e parë pas një dekade dhe festa e tifozëve të këtij klubi kishte bërë që të gjithë të jenë në festë.

Pas nëntë viteve, Arsenal ka kërkuar nga kryetari i tifozëve të Topçinjve në Kosovë, Arben Berisha,  të drejtat e autorit për këtë foto si të Beratit që ishte në të ashtu edhe të fotografit Krasniqi. 

Foto: Rrahman Krasniqi

“Kur me thane që foto ime do të shfaqet në stadiumin Emirates, padyshim që me erdhi mirë dhe isha shumë i lumtur jo vetëm për faktin se jam fans i flaktë i Arsenalit, por edhe për shkak se fotografia ime do jetë aty në mesin e shumë fotografive nga mbarë bota, e që të gjithë janë fansa të Arsenalit”, thotë Hajdari. 

Ditë më parë, Arsenali shfaqi dizajnin e jashtëm të stadiumit e ku në njërën prej këtyre fotove ishte edhe logo me flamurin e Kosovës e fansave të “Arsenal Kosovo Supporters Club”. 

Hajdari, i pyetur se a do të dëshironte që ta shikonte edhe fizikisht një ndeshje në këtë stadium është përgjigjur që do ta bënte me kënaqësi. 

“Padyshim që do ta kisha nderin dhe kënaqësinë që në një të ardhme të shpejtë të shoh live në Emirates  ekipin e zemrës. Loja që do të me pëlqente më shumë ta shoh në Emirates është  Arsenal-Man United”, tha në fund të kësaj interviste Hajdari. /GazetaExpress/ 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img