1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Jo nga helmimi: Ja në çka dyshojnë familjarët e tre kosovarëve që vdiqën në mënyrë të mistershme në Shqipëri

Familja Haliti nga Gjilani dyshon se shkaktari i vdekjes së tre anëtarëve të saj nuk ka qenë helmimi nga kërpudhat.

Dyshimet e tyre kanë ardhur për shkak se ka ngordhur edhe qeni i tyre, për të cilin ata thonë se nuk është e mundur të ketë konsumuar kërpudha.

“Dyshimi rrjedh, për shkak se edhe qeni ka ngordhur. Ne nuk e dimë që qenë ha kërpudha, ai e ka pas ushqimin e vet dhe kjo shkon përtej dëshmit, për shkak se mediat janë fokusuar zakonisht në atë që ‘kanë dalë dhe kanë mbledhur kërpudha”. Po këta kanë mbledh kërpudha, sepse janë të apasinoar”

“Babi ka dalë shpesh, nuk është që nuk i njeh këto gjëra. Ka dalë ka ecë në male, ka qenë dëshira e tij, e ka pasë pasion dhe mami i ka njoft shumë mirë, u rrit në fshat. I ka njoft shumë mirë këto kërpudhat, këto gjanat”, tha djali.

“Ngordhja e qenit shkon përtej dyshimit se nuk mund të jetë vetëm çështja e helmimit, për ne. Por, ne nuk do ta themi , përderisa Mjekësia Ligjore ta thotë verdiktin e fundit. Ndjekja penale do të vazhdojë, prokuroria dhe policia kanë hapur rast, është rast i dyshimtë. Neglizhenca, moskujdesi i duhur parësor në Gjirin e Lalzit ka qenë shumë shumë e madhe, kjo negliuzhenca ka vazhduar edhe në Tiranë”,

Ne i njoftim analizat e Institutit Mjekësor në Tiranë, ne kemi besim të plotë në shtetin e Shqipërisë.

Raportet mjekësore na flasin që shërbimet mjekësore në Gjirin e Lalzit dhe në Tiranë kanë qenë joprofesionale, kanë pritur tri orë për t’iu bërë analizat.

Në Tiranë, pasi që arrita, hera e parë, ishte interesimi me i pa familjarët, pasi që i pashë familjarët, dëshira e dytë ishte me ju ndihmu, me bë diçka për ta. Mjeku kujdestar më tha që është shumë vonë, tha që helmimi duhet të trajtohet pa i kaluar 24 orë. Na ishim tri ditë vonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img