3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Jo, bëje ti – jo, bëje ti”, pushteti dhe opozita kushtëzojnë njëra-tjetrën për mjetet vetanake

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kushtëzuar që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nëse Ministri i Financave, Hekuran Murati, sipas tyre nuk mundëson që mjetet vetanake të komunave t’i kthehen pushtetit lokal.

Por kreu i Financave, Murati, ka thënë se LDK-ja, duhet t’i drejtohet me një kërkesë atij dhe të pranojë se amendamenti i përgatitur nga ky subjekt politik për këtë pjesë është bërë gabim.

“Është buxheti më i lartë për komunat ndonjëherë si rezultat i të hyrave të qeverisë. Nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve të komunave. Kërkesa duhet të vjen nga ju”, i është drejtuar Murati LDK-së.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi në anën tjetër ka thënë se ata kanë bërë amandametimin që heq nga ligji marrjen e të hyrave vetanake.

“Ky ministër e ka shkaktuar këtë problem dhe po mendon që duke u sjell me gjuhë të padinjitetshme, kujton se mund të flasë ‘amandamenti gabim, amendamenti gabim’. Fol sa të duash. E vërteta është se ti ke dashur të marrësh mjetet. Kjo nuk mund të ndodhë. Pikë.Derisa të vetëdijesohet ministri, qëndirimi ynë nuk ndryshon.

“Për ne gjithçka është e qartë. Ligji është në rregull, thjeshtë ky nuk po dëshiron ta zbatojë”.

Pas Gashit, e gatshme për kompromis ka qenë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është e vërtetë që Murati e ka për detyrë menaxhimin buxhetit por Ministria e Financave e ka për obligim respektimin e ligjit. Kemi mbështetur amendamentin e LDK-së është propozuar. Mbështesim kërkesën nëse e bëjnë për Muratin për plotësim ndryshim të ligjit që të hiqet kufizimi i ligjit që e ka Thesari për ekzekutimin e mjeteve”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img