12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Jim O’Brien para Senatit: Gjashtë shteteve të Ballkanit t’u jepen kërkesat e qarta për anëtarësim në BE

I nominuari i Presidentit Biden për Ndihmës Sekretar të Shtetit Jim O’Brien për Ceshtje Europiane dhe Euroaziatike ka prezantuar deklaratën e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan.

Aty ka folur për cështje të ndryshme që janë prioritete të politikes së jashtme duke përmendur luftën në Ukrainë dhe ngritjen e Kinës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pritje se me konfirmimin e O’Brien në pozitën e Ndihmës Sekretarit Uashingtoni do të angazhohet më shumë në dialog.

Senatori Chris Murphy theksoi se do të preferonte që SHBA-të të merrnin një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon.

“Dua që ta konfirmojmë sa më parë ndihmës-sekretarin e ri për Evropën, (James O’Brien) pjesërisht për shkak se i emëruari i Presidentit Biden për këtë pozitë ka një përvojë të gjatë në rajon. Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që e njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mund të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar. Kemi një mundësi reale që SHBA-të të shtojnë angazhimin pasi i emëruari i ri i Presidentit Biden është emër i njohur dhe me përvojë në rajon”, ka deklaruar Senatori Chris Murphy një javë më parë.

“Gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepen kërkesa dhe stimuj të qartë të ripërtërirë për t’u reformuar, ndërsa ata bëjnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian” ka thënë O’Brien në hyrje të paraqitjes së tij para Senatit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img