Site icon PrishtinaPress

Jevtiq: Opozita në Beograd po flet njësoj si Kurti, kundër Asociacionit

Zyrtari serb, Dalibor Jevtiq ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “çështje jetike” për serbët në Kosovë.

Por ai tha se një pjesë e opozitës në Beograd me komentet e tyre kundër këtij Asociacioni kanë përmendur të njëjtat argumente si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti flet për faktin se Asociacioni nuk ka kompetenca të veçanta dhe të ngjashme, por fakti është se kjo është çështje jete për ne. Ai komunitet, siç është marrë vesh në Bruksel, do të ketë kompetenca ekonomike dhe jetësore”,tha Jevtiq.

Ndryshe kryeministri Kurti vazhdimisht është deklaruar kundër formimit të Asociacionit, teksa ka theksuar se nuk do të nënshkruajë diçka e cila bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Exit mobile version