Jeton Zarari, është shkarkuar nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës.
Kështu ka vendosur Komisioni Disciplinor i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.
Kjo u konfirmua nga ShSKUK në një përgjigje për Klan Kosovën.
Javë më parë, Spitali i Gjakovës, shkaku i temperaturave të larta i kishte ndërprerë operacionet.
Për shkak të këtij vendimi, Zarari ishte dërguar në komision disciplinor.
Para tij, në pozitën e ushtruesit të detyrës ishte Hilmi Shala.