6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Jeton Koca zgjidhet kryetar i KPMShCK-së

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) sot ka zgjedhur kryetarin e ri.

Me votim unanim të anëtarëve të KPMShCK-së, kryetar i këshillit është zgjedhur Jeton Koca.

Koca është emëruar anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës më 8 tetor 2020 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kjo është biografia e kryetarit të ri të KPMShCK-së

Jeton Koca është lindur më 28 shkurt 1987 në Polac, Skenderaj.

Është emëruar anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës më 8 tetor 2020 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Karrierën profesionale e ka filluar si praktikant, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Koca ka shërbyer për më shumë se dhjetë vjet si Instruktor për Çështje Ligjore e Menaxher i Personelit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Gjatë periudhës 2010 – 2020 ai e ka udhëhequr stafin dhe ka marrë pjesë në hartimin e akteve ligjore dhe politikave zhvillimore të Akademisë se Kosovës për Siguri Publike. Ka qenë anëtar i Grupit Punues dhe udhëheqës i komponentës se Burimeve Njerëzore në projektin e financuar nga Komisioni Evropian, me qëllim themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike si pjesë e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Ai ka qenë i përfshirë në procesin e akreditimit vendor dhe ndërkombëtar të Akademisë se Kosovës për Siguri Publike, dhe për kontributin e dhënë është vlerësuar me mirënjohje nga Komisioni Evropian e ICITAP-i.

Për përkushtimin e vazhdueshëm, më 2016 ai ishte shpallur punëtor i dalluar dhe shpërblyer me mirënjohje nga Ministria e Administratës Publike.

Koca ka vijuar Programin për Aftësimin e Instruktorëve por edhe trajnime të tjera për menaxhimin dhe auditimin e burimeve njerëzore, legjislacionit dhe drejtësisë administrative.

Më 2019 e ka përfunduar kursin profesional për Shkollën Policore dhe Stafin Komandues të organizuar nga Northëestern University – Center for Public Safety e SHBA-ve.

Koca më 2008 i ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe ishte përfitues i bursës universitare. Më 2014 i ka përfunduar studimet master në drejtimin Juridiko-Civil në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë studimeve i ka vijuar të gjitha programet klinike të organizuara nga Fakulteti Juridik, të cilat janë përkrahur nga USAID-i dhe ABA-Rule of Laë Initiative, duke u shpallur student i dalluar dhe vlerësuar me mirënjohje në programin “Etikë ligjore dhe Profesionale”.

Koca e ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2017.

Ai është trajner i certifikuar në fushën e Burimeve Njerëzore, Etikës dhe Integritetit por edhe në fushën e Drejtësisë Administrative.

Jeton Koca është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img