4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Jetlir Zyberaj mohon se Naim Murseli ishte këshilltar i Pacollit

Ish-shef i stafit te presidentit Pacolli dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj e ka mohuar që Naim Murseli ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit, shkruan Gazeta Express.

Në një deklaratë për Express, Zyberaj ka thënë se ai ka qenë pjesë e stafit më të gjerë dhe se zyrtarisht nuk ka qenë këshilltar i ish-presidentit.

Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale.

“Jemi te shokuar nga lajmi per vrasjen e rende te nje nene te re. Na Inkurajon fakti qe reagimi profesional dhe efikas i policise ka qene i menjehershem. .Murseli ka qene nje djal i ri eshte bere pjese e stafit te gjere te z.Pacolli, por qe zyrtarisht nuk ka qene keshilltar i tij. E verteta eshte se ka qene asistent per rrjetet sociale per shkak te njohurive te IT qe ka pasur dhe i eshte dhene mundesia nga ish presidenti Pacolli. Megjithate rasti i rende qe ka ndodhur duhet te zbardhet dhe pergjegjesit duhet ta marrin denimin kapital”, ka thënë ai.

Naim Murseli vazhdimisht është cituar nga media se është këshilltar i Behgjet Pacollit.

Ai u arrestua sot si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img