1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Jesy Nelson thyen heshtjen, flet për herë të parë për përçarjen dhe largimin nga “Little Mix: Nuk kemi folur që dy vjet

Si pjesë e grupit “Little Mix”, Jesy Nelson, gëzoi pothuajse dhjetë vite në krye të top-listave – duke shitur kështu miliona disqe dhe duke grumbulluar fansa të shumtë.

Këngëtarja, e cila së pari ishte në “X Factor”, u ndje e detyruar të largohej nga grupi pak më shumë se dy vjet më parë për t’u fokusuar në mirëqenien mendore – teksa kjo shkaktoi polemika të mëdha në internet dhe një përçarje me anëtaret e tjera.

Ylli 31-vjeçar ka folur për herë të parë për incidentin mes tyre, miqësinë dhe krisjen, teksa zbuloi këngën e saj të re “Bad Thing”.

Kënga është një baladë jashtëzakonisht e bukur, e cila shënon një largim befasues nga rrënjët e saj pop dhe trajton një mori çështjesh komplekse, përfshirë shëndetin mendor dhe dhunën në familje.

Në fakt, Jesy tregoi se nuk ka folur me ish-yjet e grupit që nga ndarja prej më shumë se dy vite.

“Të jesh në një grup vajzash është ndryshe”, shpjegon ajo.

“Nuk keni asnjë minutë për të marrë frymë dhe për të marrë kohë nëse ju nevojitet vetëm hapësirë. Kjo ishte diçka me të cilën kam luftuar”.

“Për mua problemet e mia të shëndetit mendor ishin një gjë e vazhdueshme ndërsa isha në Little Mix”, thekson artistja e famshme.

“Kam qenë në të për gati dhjetë vjet. Mendoj se nuk kam qenë kurrë e përgatitur për atë që do të vinte”.

“Për mua personalisht, deri në fund, nuk munda të shijoja pjesët e mira dhe është turp pasi kam kaluar momentet më të mrekullueshme në Little Mix, por këtë do ta them gjithmonë, shëndeti juaj mendor është gjëja më e rëndësishme kështu që ndonjëherë duhet të ndalesh dhe të kujdesesh për veten”, vazhdoi ajo.

“Kisha nevojë për mbështetje dhe ndihmë për ta kapërcyer këtë dhe nuk kishte kohë derisa isha në grup”.

“Nuk jam penduar sepse duhej të bëja atë që ishte e duhura për mua dhe do t’i ruaj gjithmonë kujtimet që kam pasur në Little Mix”, thekson mes shumë gjërash Jesy.

Në atë nëse kanë biseduar pas distancimit, Nelson tha: “Pra, jo, ne nuk kemi folur që atëherë. Asnjëherë mos thuaj kurrë, por sinqerisht u uroj atyre më të mirat në udhëtimet e tyre tani”.

“Të gjithë jemi stile të ndryshme muzikore. Unë mendoj se ne të gjithë do të shkojmë në korsinë tonë”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img