1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Jeremiq: Tony Blair në emër të Vuçiqit, flet me liderë të huaj për Kosovën

Vuk Jeremiq ka thënë se ish Kryeministri i Britanisë, Tony Blair është duke përfaqësuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takime me lider të politikës ndërkombëtare.

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq ka thënë se në prapaskenë janë duke u zhvilluar negociata për shkëmbim territoresh me Kosovën dhe se në emër të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësues të lartë ndërkombëtar është duke biseduar ish Kryeministri i Britanisë, Tony Blair.

“Me plot bindje ju them se është kështu. Blair të dielën e parë të korrikut në Beograd mori mandat nga Vuçiq që në emër të tij të flet me përfaqësues të lartë të shteteve ndërkombëtare”, deklaroi Jeremiq gjatë një interviste për “Blic”.

Jeremiq po ashtu ka shtuar se Blair të dielën e shkuar në Berlin ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe se në radhë ka takime me përfaqësues të tjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “lajmi.net”.

“I bëj thirrje qeverisë tonë që të tregojë se kush e paguan Blairin dhe çfarë kërkojnë prej tij ata që e paguajnë, nëse honorari i tij nuk paguhet nga buxheti i Serbisë”, theksoi Jeremiq.

Ai po ashtu theksoi se shfaqja e njësisë së forcave speciale të Kosovës, ROSU në Gazivodë kërkon reagime të fuqishme por insistoi se kjo është një tjetër dëshmi se Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dëshirojnë ta kthejnë vëmendjen nga bisedimet në prapaskenë për ndryshimin e kufinjve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img