1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Jeremiq synon 100 mijë nënshkrime që marrëveshja Kosovë-Serbi të del në Referendum

Partia Popullore Serbe që udhëhiqet nga ish-ministri serb i jashtëm, Vuk Jeremiq, do të nis iniciativë për mbledhjen e 100 mijë nënshkrimeve kundër Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kjo, si vazhdim i kërkesës së tyre në Parlamentin e Serbisë për të thirrur seancë për të diskutuar rreth hedhjes së Plan-Propozimit të BE-së në referendum për shtetasit serb.

“Nëse thirret Referendum, nuk jam shumë i sigurt që Vuçiq do të avokonte për pranimit e referendumit sepse do të ishte gjë tejet jopopullore. Nuk do të guxonte të dilte në televizion dhe të thoshte ‘po, njerëz, dilni votonë për planin frankogjerman’. Edhe vetë Vuçiq thotë se plani është i keq. Nuk jam i sigurt që do të kishte fushatë ‘pro’ saj”, ka thënë Jeremiq në N1.

Ish-kryediplomati serb i cili ka qenë më i zëshmi kundër kësaj marrëveshje, e cila, sipas tij, në esencë e themelon barazinë ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje, për të është, “një hap drejt humnerës”.

E vetmja mënyrë për ta ndalur këtë marrëveshje, sipas Jeremiq, është vendosja e kësaj çështje në duart e qytetarëve serbë përmes një Referendumi.

Neni 4 e shqetëson për së tepërmi Jeremiqin, i cili e merr për fakt të kryer se Kosovës i hapen portat e anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Madje, ai e sheh edhe si prelud të Bashkimit Kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në atë që ai e quan Shqipëri të Madhe.

“Nuk mund të bashkoheni me një territor i cili konsiderohet si i kontestuar. Nëse Kosova bëhet anëtare e OKB-së, nuk ka asnjë instrument ose rend ligjor ndërkombëtar që mund të parandalojë dy shtete të plota anëtare për t’u bashkuar përmes një informimi me letër që ashtu do të veprojnë tash e tutje”, ka thënë Vuk Jeremiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img