-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Jeremiq: Nëse Kosova hyn në OKB, nuk do të ketë votë apo veto për bashkimin me Shqipërinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se qasja e Serbisë në raport me Kosovën do të varet nga rezultati i zgjedhjeve.

Ai ka thënë se nëse pranohet propozimi franko-gjerman, atëherë Kosova do të pranohet në OKB dhe sipas tij, do të mund të çonte në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Varet nga rezultatet e zgjedhjeve. Nëse pushteti mbizotëron ndaj tyre, me ose pa një pakt paszgjedhor me një pjesë të opozitës properëndimore, do të zbatohet plani “francezo-gjerman”, që nënkupton se “Kosova” do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-së. Kjo do të çonte në krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, pasi të dy vendet anëtare të plota të OKB-së që kanë vendosur të bashkohen (konkretisht Shqipëria dhe “Kosova”) do të duhej t’i dërgonin një letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së duke e informuar atë për ndaj atij vendimi. Nuk do të kishte asnjë diskutim, votim apo mundësi që dikush të përdorte të drejtën e vetos për anëtarësimin në OKB të atij shteti të ri. Duke pasur parasysh numrin e madh të pakicës kombëtare shqiptare në vendet fqinje, një shtet i vetëm shqiptar i krijuar nga një precedent i tillë padyshim që do të kultivonte pretendime të mëtejshme territoriale, duke shkaktuar destabilitet dhe me shumë gjasa konflikte në rajon. Historia na mëson se, si rregull, në konflikte të tilla përfshihen edhe fuqitë botërore“, ka thënë ai për Danas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img