0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Jepet vendimi për 9 xhihadistët e ISIS, ja dënimet e Apelit

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka marrë sot vendimin përfundimtar për 9 imamët e akuzuar për xhihadistë dhe të lidhur me terroristët e ISIS.

Kështu në vemdimin e marrë nga ana e togave të zeza, u la i pandryshuar dënimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Genci Balla, Gerti Pashja, Bujar Hysa dhe Edmond Balla u la i pandryshuar vendimi dhe vitet e burgut.
Ndërkohë që për për 5 të tjerët u ul dënimi i dhënë në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Pas dhënies së vendimit nga ana e gjykatës, i vetmi reagim ishte i Zeqir Imerit, I cilësuar edhe si koka e grupit të xhihadistëve. Ai iu drejtua gjykatës me shprehjen “o qafira!”.
Sakaq, seanca u shty për pak kohë, pasi 9 të pandehurit kërkuan që të falen.
Vendimi i Gjykatës së Apelit:
Fadil Myslimani 10 vjet burg
Astrit Tola 4 vjet e 8 muaj burg
Zeqir Imeri 13 vjet burg
Verdi Morava 10 vjet burg
Genci Balla 17 vjet burg
Gerti Pashja 17 vjet burg
Bujar Hysa 18 vjet burg
Edmond Balla 13 vjet burg
Orion Reci 6.8 vite burg
Të dënuarit akuzohen për rekrutimin e mbi 70 personave në Siri dhe dërgimin e tyre si luftëtarë në radhët e terroristëve të ISIS.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img