Site icon PrishtinaPress

Jep dorëheqjen presidentja e Universitetit të Harvardit

Presidentja e Universitetit të Harvardit, Claudine Gay dha dorëheqjen në ditën e dytë të vitit të ri.

“Me zemër të rëndiua, por me dashuri të thellë për Harvardin, po njoftoj dorëheqjen time si presidente”, tha ajo në një letër të gjatë drejtuar komunitetit universitar.

Nuk është një vendim që e mora lehtë. Në të vërtetë, ishte e vështirë sepse mezi prisja të punoja me kaq shumë prej jush për të çuar më tej angazhimin për përsosmëri akademike,” shtoi ajo.

Sakaq, Claudine shtoi, megjithatë, se pas “diskutimeve me anëtarët e universitetit, është bërë e qartë se është në interesin më të mirë të Harvardit që unë të largohem në mënyrë që komuniteti ynë të përfitojë nga mundësitë e mëdha duke u fokusuar në institucionin dhe jo në një individ“.

Dorëheqja vjen mes akuzave për plagjiaturë të gjetura në shkrimet akademike të Gay-t dhe pas reagimit ndaj përgjigjes së saj në një seancë dëgjimore në Kongres ndaj pyetjeve rreth antisemitizmit në kampuset e kolegjeve amerikane./abcnews.al

Exit mobile version