Site icon PrishtinaPress

Jep dorëheqje një prokuror i Prokurorisë së Pejës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të enjten në takimin e 233, ka aprovuar dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Taulant Atashi.

Sipas Këshillit, në dokumentin e dorëheqjes prokurori Atashi ka theksuar çështjet familjare.

Anëtarët e KPK-së kanë vendosur me votim unanim ta aprovojnë dorëheqjen e Atashit.

Po ashtu, i njëjti është propozuar për lirim nga detyra tek Presidentja e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, sot gjatë takimit ka raportuar edhe Koordinator Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, prokurori Shqipdon Fazliu për periudhën prill-qershor 2023.

Në raportimin e tij, prokurori Fazliu tha se është konfiskuar pasuri e jashtëligjshme në shumën mbi 3.5 milionë euro.

Sipas raportit të Koordinatorit, këtu mbi 3.5 milionë euro kanë ardhur si rezultat i punës së prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikë së Kosovës (PSRK) dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas prokurorit Fazliu, kjo shumë e konfiskuar ka qenë më e madhja në pesë vitet e fundit.

Ndryshe, sot është bërë prezantuar edhe Raporti i Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për periudhën janar-qershor 2023.

Po ashtu, KPK gjatë këtij takimi ka shpallur konkurs për tre prokuror në Prokurorinë e Apelit./betimiperdrejtesi/

Exit mobile version