Kryesuesi i bordit të përkohshëm të drejtorëve të Infrakos-it, Dukagjin Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Në letrën e tij të dorëheqjes ai është shprehur se arsyeja ka të bëjë me angazhimin e tij në zyrën e Unionit Europian në Kosovë, ku u vlerësua e pamundur angazhimi i tij shtesë si kryesues i bordit përkatës.
I kontaktuar nga Klankosova.tv, Kastrati u shpreh se kjo është arsyeja e vetme e dorëheqjes së tij dhe se nuk ka pasur ndonjë problem.
“I kam informuar disa ditë më herët për vendimin tim dhe e kanë konfirmuar që e kanë pranuar”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Infrakos është përballur me goxha “parehati” së fundmi, me shkarkime dhe dorëheqje në bord.
Gjatë muajit të kaluar në mbledhjen e qeverisë ishte marr vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, për çka kishte reaguar ish-kryesuesi i bordit, Afrim Mehmetaj, i cili vendimin e quajti “tendencë për manipulim me opinionin” dhe se bordi i Infrakos-it ishte shantazhuar për të dhënë dorëheqje.
Kryesuesi i bordit të përkohshëm të drejtorëve të Infrakos-it, Dukagjin Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Në letrën e tij të dorëheqjes ai është shprehur se arsyeja ka të bëjë me angazhimin e tij në zyrën e Unionit Europian në Kosovë, ku u vlerësua e pamundur angazhimi i tij shtesë si kryesues i bordit përkatës.
“I kam informuar disa ditë më herët për vendimin tim dhe e kanë konfirmuar që e kanë pranuar”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Infrakos është përballur me goxha “parehati” së fundmi, me shkarkime dhe dorëheqje në bord.
Gjatë muajit të kaluar në mbledhjen e qeverisë ishte marr vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, për çka kishte reaguar ish-kryesuesi i bordit, Afrim Mehmetaj, i cili vendimin e quajti “tendencë për manipulim me opinionin” dhe se bordi i Infrakos-it ishte shantazhuar për të dhënë dorëheqje. /Prishtinapress/