4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje kandidatja për kryetare të VV-së në Viti

Më 17 gusht të këtij viti, asambleistja e VV-së në komunën e Vitisë, Liridona Bislimi kishte shpallur kandidaturën për kryetare të Vetëvendosjes në Viti, ndërsa sot është tërhequr nga gara.

Në një njoftim të shkurtër, Bislimi nëpërmjet Facebook-ut, nuk ka dhënë ndonjë arsye për tërheqjen e kandidaturës së saj, por ka thënë se do të vazhdojë të jetë aktive në asamble dhe të shtyjë përpara politikat e Vetëvendosjes.

“Të nderuar aktivistë e aktiviste! Unë Liridona Bislimi, jap dorëheqje nga gara e GVV-së si dhe të qenurit anëtare e Grupit Punues, Qendra në Viti! Unë do të vazhdoj të jem aktive pranë asamblesë komunale në Viti, dhe do ti shtyj përpara politikat e Lëvizjes Vetëvendosje!, ashtu siç kam bërë deri më tani”, ka shkruar ajo.

Më 17 gusht, Bislimi kishte shkruar se kandidatura e saj vjen pas aktivitetit shumëvjeçar në parti.

“Duke qenë shumë krenare për rrugëtimin tim në Lëvizje, si subjekti më i konsoliduar, dhe duke ndjerë përgjegjësi të madhe për hapin e zgjedhur, sot, zyrtarisht, pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra Viti, dorëzova kandidaturën time për Kryetare të GVV-së të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra Viti. Kjo kandidaturë e imja, ka rezultuar pas aktivitetit tim shumë vjeçarë, në jetën publike në nivel lokal dhe jo vetëm”, ka shkruar ajo.

Pas shpalljes së zgjedhjeve në VV, kanë shpërthyer disa pakënaqësi. Të përjashtuarit e të dorëhequrit, po akuzojnë partinë e Kurtit se po eliminon nga gara kandidatët në mënyra jodemokratike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img