-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, pritet njoftimi zyrtar nga ky institucion

Shefi i AKI’së, Agron Selimaj ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i inteligjencës kosovare.

Dorëheqja e Selimajt vjen pak ditë pasi në media u raportua për një serë shkeljesh të nxjerra nga një raport i auditimit të brendshëm në AKI.

Dorëheqja është dorëzuar në zyrën e kryeministrit, të premten, shkruan Gazeta Express.

Kryeinspektori Shkelzen Sopiani nuk ka dhënë koment për dorëheqjen. Ai i pyetur nga Gazeta Express ka kërkuar që të përcjellët faqja e AKI’së për njoftimin zyrtar dhe më shumë informacione.

Agron Selimaj është emëruar nga Presidentja dhe Kryeministri në detyrën e Drejtorit të AKI me 2 Shkurt të vitit 2015.

Para emërimit të tij, ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI nga data 09.09.2009 deri në ditën e emërimit në detyrën e re të Drejtorit të AKI.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka kryer hetime, inspektime dhe auditime të aktiviteteve dhe veprimtarive të AKI. Gjithashtu, i ka raportuar Kryeministrit dhe Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar të AKI për kontrollin e brendshëm në AKI.  Nga viti 2007-2009 ka ushtruar profesionin e avokatit mbrojtës për klientët që kanë pasur nevojë për shërbimet profesionale juridike. Në periudhën tetë mujore, në cilësinë e avokatit të kompanisë së sigurimeve “INSIG” dega në Kosovë, ka përfaqësuar kompaninë në procedurat gjyqësore.

Në vitin 2006 ka përfunduar provimin e jurisprudencës dhe ka marr licencën e avokatit.

Nga viti 2005-2007 ka kryer detyrën e auditorit gjyqësor në Departamentin e Drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe ka audituar sistemin gjyqësor, duke identifikuar të gjeturat dhe paraqitur rekomandimet tek autoritetet kompetente për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Kosovë. Në vitet 2004-2005 ka kryer detyrën e zyrtarit ligjor në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Ka qenë ndër zyrtarët e parë qe ka marrë pjesë në krijimin dhe zhvillimin e kësaj Zyreje.

Gjithashtu, ka marrë pjesë në draftimin e legjislacionit sekondar dhe politikave zhvillimore të kësaj Zyreje të rëndësishme të auditimit suprem financiar. Ka qenë i angazhuar në detyrën e juristit të fondacionit Zviceran “Terre des Hommes” që merrej me promovimin e drejtësisë në Kosovë dhe promovimin e dënimeve alternative si masë e ndëshkimit të kryerësve të veprave penale. Kurse, në vitet 2003-2004 ka përfunduar praktikën profesionale të juristit në Gjykatën Komunale të Prishtinës.

Selimaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2002. Ka marrë pjesë në shumë konferenca, seminare dhe trajnime vendore dhe ndërkombëtare. Flet gjuhën angleze dhe serbe.

Selimaj është i lindur më 21 Janar 1978 në Prishtinë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img