1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje asistentja në Fakultetin e Mjekësisë, thotë se nuk vlerësohet puna e saj

Asistentja në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, Teuta Bicaj të martën ka dhënë dorëheqja nga pozita e asistentës në lëndën Protetikë Stoatologjikë në Universitetin e Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Ajo në një njoftim ka thënë se arsyeja që ka marrë këtë vendim është mos avancimi i mëtutjeshëm.

“Ju njoftoj se, jap dorëheqje nga pozita e asistentit, nga lënda Protetikë Stomatologjike në Universitetin e Prishtinës.

Arsyeja: Mendoj se 26 vjet përvojë në Universitet, studimet themelore me notë mesatare tëlartë, magjistratura shkencore, doktoratura, specializimi, punimee e shumta, libri i përkthyerpër studentët, shumë trajnime profesionale e shkecore, do t’ishte dashur të ktheheshin së paku në formë të avancimit tim të mëtutjeshëm.

Gjithashtu, numri shumë i madh i studentëve, numri shumë i vogël i asistentëve, bashkë mehendekun e krijuar ndërmjet arsimit dhe shëndetësisë më bëjnë që, si asistente të mos mund të ofroj maksimumin tim për thirrjen asistent”, ka thënë ajo në letrën e dërguar  dekanes së FM, Suzana Manxhuka-Kërliut.

This image has an empty alt attribute; its file name is 1-60.jpg

Bicaj beson se gjatë punës së saj nëpër “shtëpi private” e deri më sot nuk i kam zhgënjyer asnjëherë studentët e saj.

“Jam krenare për gjithë punën time në universitet, gjatë gjithë këtyre viteve, dhe përkontributin e dhënë për mbarëvajtjen e mësimit qysh në kohën e mësimit nëpër “shtëpi private” e deri më sot. Besoj shumë se edhe studentët e mi, gjenerata të tëra, nuk i kam zhgënjyer dhe kam qenë maksimalisht korrekte me ta”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img