Jenniferi konsiderohet si një nga divat e muzikës por edhe aktore shumë e suksesshme dhe shumë e pashme.
Duket se si bukuria e saj ashtu edhe jeta e saj sentimentale nuk po “plaket” fare. Nëna e dy binjakëve aktualisht po përjeton një histori dashurie me Alex Rodriguez dhe duket se po kalojnë mjaftë mirë së bashku.
Alex është disa vite më i ri se Jenniferi por duket se ky nuk përbënë problem për çiftin.
Së fundi ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në “Instagram” ku e shohim një buqetë përplot me lule, që ia ka dhuruar i dashuri.