-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Jeni papunë? Ja hapat që do ju sigurojnë punën e ardhshme

Një listë me këshilla që nuk do pendoheni po t’i keni parasysh

Të gjithë ata që janë në kërkim të një pune, e dinë mjaft mirë se një përmbledhje me kualifikime të rëndësishme do t’u bëjë përshtypje përfaqësuesve të Burimeve Njerëzore. Sot, një dokument i thjeshtë në Word ku janë të listuara të gjitha arritjet tuaja mund të mos jetë mjaftueshëm për t’u rënë atyre në sy.

Paraqitja e një përmbledhjeje është po aq e rëndësishme sa dhe përmbajtja e saj, veçanërisht kur aplikoni për role që kërkojnë kreativitet. Punëmarrësit, sot, duan të krijojnë një ide jo vetëm për aftësitë tuaja, por edhe për vëmendjen që u kushtoni detajeve në nivelin e kreativitetit.

Merru gjithmonë me një “punë”

“Të papunët që kërkojnë punë duhet të gjejnë diçka produktive për të bërë, ndërkohë që kërkojnë punë”,- thotë Abby Kohut, drejtues i një website-i. “Për shembull, ata mund të jenë vullnetarë për organizata bamirëse ose jofitimprurëse, ose të kërkojnë të punësohen për projekte të vogla.

Disa punëkërkues punojnë si të pavarur, ndërkohë që të tjerët zgjedhin të punojnë në supermarketet e lagjes ose dyqane të vogla. Përveç përfitimeve financiare, këto punë ju mundësojnë krijimin e njohjeve, që mund të jenë të rëndësishme, ndërkohë që kërkoni një punë të mirëfilltë”.

Ji i hapur ndaj çdo pyetjeje

Shumë persona kanë pjesë të historikut të tyre të punësimit, për të cilat nuk ndihen shumë krenarë, por duhet t’i mbajnë në CV për efektin e vazhdimësisë së punësimit.

Nëse një punëdhënës ju pyet për një punë në të cilën nuk keni pasur një eksperiencë shumë pozitive, gjëja më e keqe që mund të bëni është të gënjeni ose t’i shmangeni bisedës.

Por, mos harroni se një intervistues i mirë e dallon menjëherë nëse ju po tregoheni të sinqertë për eksperiencat e mëparshme të punës ose për interesin që keni në punën për të cilën po aplikoni.

Gati për pyetjet e shpejta

Pyetjet standarde, ato të cilat hera-herës janë bërë edhe të bezdisshme: “Më fol për veten” apo “Cila është dobësia jote më e madhe?” mund të shfaqen gjithmonë gjatë intervistës së punës. Por sot, menaxherët e punësimit po orientohen gjithmonë e më shumë tek pyetjet e shpejta të momentit, ndaj të cilave çdo kandidat nuk mund të japë një përgjigje të gatshme.

Por pyetjet mund të jenë edhe “Si do të reagonit ju në një rast të tillë?”. Punëkërkuesit mund të praktikohen për këto lloj pyetjesh, megjithatë një intervistues i vendosur mund të gjejë një mënyrë tjetër për të mbledhur sa më shumë informacion mbi kandidatin.

Trego dinjitetin tënd

Shfaqja e personalitetit, sigurisht në masën e duhur, nuk bën keq, përkundrazi. Të sillesh familjar apo të bësh shaka tek-tuk me punëdhënësit e mundshëm gjatë intervistës nuk është ide shumë e mirë.

Gjatë intervistave, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të tregosh personalitetin, sepse krahas arritjeve dhe aftësive tuaja, punëmarrësit duan të dinë edhe nëse ju përshtateni me kulturën e kompanisë, por edhe me punonjësit ekzistues.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img