1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Jeni me agjërim dhe shkoni në palestër? Ja disa këshilla që duhet të ndiqni

Dëshironi të qëndroni në formë gjatë gjithë kohës? Ushtrimi dhe mbajtja e një stili jetese të shëndetshme gjatë Ramazanit mund të jetë e vështirë kur nuk mund të pini ujë ose të hani gjatë ditës. Por ekspertët e fitnessit thonë se ka disa mënyra që do t’ju ndihmojnë.

Hidratohuni në mëngjes
Nëse pini sa më shumë ujë ndërmjet Iftarit (vakti juaj i perëndimit të diellit) dhe syfyrit (vakti para agimit) mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të dehidrimit gjatë ditës – veçanërisht nëse planifikoni të stërviteni në një moment, thotë Sunny Salique, trajnere personale.

Gjeni orën tuaj të artë
Agjërimi është i ndryshëm për të gjithë, kështu që gjithçka ka të bëjë me gjetjen e kohës së stërvitjes që është më e mira për ju. Trajnerja thekson: “Unë personalisht stërvitem në mbrëmje, disa orë pasi kam prishur agjërimin, pasi kjo do të thotë që mund të pi ujë gjatë seancave të mia dhe të mos shqetësohem për dehidratimin”.

Shkoni në një palestër 24-orëshe
Shumica e palestrave mbyllen në orën 22:00, por nëse i bashkoheni një palestre lokale 24-orëshe për muajin e Ramazanit, kjo ju jep fleksibilitet për të ushtruar pasi të keni ndërprerë agjërimin ose në mes të namazit,” thotë Salique.

Hani një mëngjes të plotë(syfyri)
“Hani një mëngjes të mirë (para lindjes së diellit) me karbohidrate komplekse”, këshillon Salique. “Për mua, kjo përfshin shumë tërshërë dhe arra me banane, pasi kjo do t’ju japë energji me çlirim të ngadaltë gjatë ditës dhe do t’ju mbajë më të ngopur për më gjatë.”

Gjeni kohë për rikuperim
Çdo regjim stërvitjeje ka nevojë për pushim të integruar por kur zgjoheni herët gjatë Ramazanit, mund të jetë e vështirë të bëni gjumin që ju nevojitet. “Gjumi është kaq i rëndësishëm për rikuperimin. Zakonisht bie sërish për të fjetur pas namazit të mëngjesit dhe bëj një sy gjumë të vogël, pastaj ushtrohem në orën 9 të mëngjesit,” thotë trajnerja Souad Gharib.

Ndërsa Salique thotë se fle nga ora 17:00 deri në kohën për të prishur agjërimin, për të rimarrë energjinë. “E gjitha ka të bëjë me të qenit strategjik”, thotë Gharib. “Ju mund të ndiheni vërtet të mërzitur në javën e parë, kështu që bëni dremitje më të shpeshta gjatë ditës nëse mundeni”.

Ushtrohuni, edhe vetëm 10 minuta në ditë
Nëse nuk keni energji për një stërvitje 45-minutëshe, thjesht merrni parasysh çfarëdo aktiviteti të butë që mundeni. “Bëni joga, dilni shëtitje, çfarëdo lloj lëvizjeje që mendoni të bëni, thjesht bëjeni”, – thotë trajnerja e transformimit të trupit Nazia Khatun. “Do të ndihmojë mirëqenien tuaj mendore, pasi qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës, ose gjumi mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lodhur”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img