Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi nga festa e mbrëmshme që u organizua nga Komuna e Prishtinës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA’së, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Bashkë me fotot, Rama ka ndarë edhe një pjesë nga fjalimi i tij, ku e falenderoi Hovenierin dhe ShBA’në për gjithçka që ka bërë për Kosovën, duke shtuar “Jemi miq, vëllezër përgjithmonë”.
“Jeta nuk është vetëm për politikë, por do të dalësh e do të kënaqesh me njerëzit e bukur të Prishtinës, të festosh jetën e lirinë që ne e kemi tani si rezultat i miqve tanë të mëdhenj, ShBA-së.
Prandaj, faleminderit ambasador Hovenier për mbështetjen tuaj të madhe dhe të vendit tuaj, dhe për gjithçka që ShBA-ja ka bërë për Kosovën dhe vazhdon ta bëjë. Jemi miq, vëllezër përgjithmonë”, ka shkruar Rama.