Këngëtarja Jehona Lumi sapo ka publikuar përpunimin e këngës shqipe “Kreshtat e Kosovës”, shkruan Prishtinapress.
Sipas postimit të saj, kjo këngë është publikuar në përvjetorin e rënjës heroike të Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit.
“Sot në përvjetorin e rënjës heroike te Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit, po e publikojmë ripërpunimin e këngës ‘Kreshtat e Kosovës’”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se një nga këngët më të bukura dhe të fuqishme që u bë jehonë e himn i UÇK-së, ishte “Kreshtat e Kosovës”, që e këndonin dy trimat, dy heronjtë, Beqir Gashi e Mujë Krasniqi.
Vargjet e kësaj këngë drithëruese, u shkruan nga Rexhep Selimi.
Postimi i saj i plotë:
Të dashur miq,
Sot në përvjetorin e rënjës heroike te Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit, po e publikojmë ripërpunimin e këngës ‘Kreshtat e Kosovës’, këngë kjo e cila u këndua gjatë tërë luftës nga këta dy artiste e trima luftëtarë të cilët u vetë flijuan që ne sot të gëzojmë lirinë…
Lavdi