9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Javën e ardhshme shefi i ri i Këshillit Evropian do t’i takojë liderët e Ballkanit – kush do ta përfaqësojë Kosovën?

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, pak ditë pasi ta ketë marrë detyrën.

Ai këtë takim do ta organizojë të martën e 3 dhjetorit në Bruksel.

Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, do të nisë zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit të dielën, më 1 dhjetor, pasi është emëruar në këtë pozitë si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel.

Presidenti i KE dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Por, ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë takim.

Kjo pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë për shkak të agjendës së ngjeshur.

Kështu së paku ka njoftuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Më datë 5 nëntor 2024, Presidentja Osmani ka pranuar ftesë nga Presidenti i Këshillit të BE-së, z. Antonio Costa, për të marrë pjesë në darkën e shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor në Bruksel”.

Për shkak të agjendës ndërkombëtare të paracaktuar dhe vizitës shtetërore tashmë të konfirmuar në Brunei, ku Presidentja Osmani do të udhëtojë me ftesë të Sulltanit të Bruneit më datë 2-3 dhjetor 2024, kabineti i Presidentes e ka informuar kabinetin e Presidentit Costa për pamundësinë e pjesëmarrjes kësaj radhe. Rrjedhimisht, si rezultat i kësaj, është rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë”, tha Kupina.

“Megjithatë, meqë Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor (ftesë tashmë e dërguar dhe konfirmuar), me qëllim të përgatitjeve dhe koordinimit sa më të mirë, Presidentja është dakorduar me institucionet e BE-së që të vizitojë Brukselin më datë 4 dhjetor (pra do të udhëtojë direkt nga Brunei) ku   me Presidentin Costa dhe institucione të tjera të BE-së do të diskutojnë për pritshmëritë nga ky Samit”.

Por, ende nuk dihet kush do ta përfaqësojë Kosovë në këtë takim, tash pasi Osmani e ka konfirmuar mospjesëmarrjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img