Javën që vjen ka shumë mundësi që të merret vendimi i ri lidhur me pagën minimale në Kosovë.
Edhe pse sekretaria e Këshillit Ekonomik Social i ka bërë gati 5 propozime rreth përcaktimit të pagës minimale, asnjë nga palët e përfshira në këtë proces nuk kanë marrë të njëjtin dokument.
Në BSPK kanë shumë pritje rreth përcaktimit të pagës minimale. Sindikata e punëtorëve është e bindur se paga minimale do të rritet në 260 euro, por kështu nuk mendojnë as shoqatat e biznesit e as drejtuesit e Ministrisë së Punës.
Ministri Arban Abrashi thekson se paga minimale do të rritet dhe nuk do të ketë dy kategorizime të pagës minimale 130 dhe 170 euro.
Njëri nga pjesëmarrësit në Këshillin Ekonomik Social i ka thënë KTV-së se gjasat më të mëdha janë që paga minimale të mos rritet më shumë se 180 euro.