Skuadrat kosovare të cilat marrin pjesë në garat evropiane për sezonin 2023/2024, kanë pasur një javë fantastike.
Kampioni i Kosovës, Ballkani, të martën ka shënuar fitore me rezulta 2-0 ndaj skuadrës bullgare, Ludogorets, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikimeve për Champions League, shkruan IndeksOnline.
Meriton Korenica e Qëndrim Zyba ishin golashenues për skuadrën e Ballkanit.
Fitore sonte ka arritur të shënoj edhe Dukagjini në deshjen e parë të rrethit të parë të kualifikimeve për Conference League.
“Hithat” mposhtën në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën nga Gjibraltari, Europa FC, me rezultat 2-1, me golat e Bujar Shabanit dhe Iljasa Zulfiji.
Sonte në Conference League u paraqit edhe skuadra e Gjilanit, e cila barazoi 2-2 në udhëtim ndaj skuadrës nga Luksenburgu, Progres Niederkorn.
Golat për Gjilanin i shënoi Arbnor Ramadani, i cili të dy herët u tregua i sakt nga penalltia.