Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell por edhe me vranësira mesatare, teksa në mëngjes parashihet të ketë mjegull radiacioni.
“Mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shumë territore parashihet të ketë mjegull të radiacioni” thuhet në njoftimin e Institutit Meteorologjik të Kosovës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius”.