2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Java e Krenarisë bashkon sot Kurtin e Osmanin me ambasadorin amerikan e atë suedez

Sot zyrtarisht do të bëhet parada për hapjen e Javes së Krenarisë

Të pranishëm në Hapjen Zyrtare do të jenë Presidenjta e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Jeffery Hovenier, Ambasadori i Suedisë z.Jonas Westerlund si dhe z.Frank Power, Drejtor i zyres së Këshillit të Evropës.

”Përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” në këtë edicion ata do të përçojnë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është më se e nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor.

Mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTQI+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikbërjes tonë. Kjo Javë e Krenarisë na rikujton që jetët e personave LGBTQI+ janë të rëndësishme.” thuhet në njoftimin e Prishtina Pride.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img