2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Java e ardhshme vendimtare për Ferronikelin – do të vazhdojë punën apo do të falimentojë?

Premtimet se prodhimi në gjigandin e xehes “Ferronikël” do të rinisë deri në fund të gushtit të këtij viti, siç duket ishin vetëm fjalë.

E hëna e ardhshme do të jetë vendimtare për kompleksin metalurgjik, “Ferronikeli”, nga Drenasi i cili ka pas vetes fatin e më shumë se 1 mijë punëtorëve.
Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës se Punëtorëve, kontaktuar nga Express, ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të vendoset në mënyrë definitive lidhur me fatin e këtij kompleksi.
“Po pritet që këto ditë, eventualisht në fillimin e javës së ardhshme të merret vendimi se a do të falimentoj apo do të ec përpara ‘Ferronikeli”, ka thënë Nika.
Ai u shpreh se shpresat që ky gjigant të mbijetoj nuk janë dhe shumë të mëdha.
“Po shpresojmë që të mbijetoj pasi që nga ajo varet fati i mijëra punëtorëve. Po e presim vendimin”, ka thënë ai.
Ndërkohë që Kompania “Feronikeli” i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës – uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lejimin e qasjes në lëndën e parë – përkatësisht në minierën e vet në afërsi të Lipjanit.
Disa javë më parë kjo kompani e ka ndalur punën duke shkuar në planin e mirëmbajtjes dhe të kujdesit për t’i sanuar disa dëmtime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img