1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Java e ardhshme vendimtare për fatin e taksës ndaj Serbisë

Pas seancës për buxhetin 2019 që do të mbahet nesër Kosovën e pret një javë dramatike.

Java tjetër pritet të jetë vendimtare për fatin e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, por edhe për fatin e Qeverisë.

Shefi i kësaj të fundit, Ramush Haradinaj, e pranon mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për taksën e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, por edhe për shkuarjen ose jo të vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kështu të paktën kanë deklaruar zyrtarë të partisë më të madhe të koalicionit qeverisës, PDK.

Sipas tyre, java aktuale do të jetë vendimtare për buxhetin e vitit 2019, ndërkaq java tjetër për tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ndonëse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po vazhdon të këmbëngulë se nuk do të ketë heqje të taksës nëse nuk plotësohen pesë kushtet e vendosura ndaj bashkësisë ndërkombëtare, zyrtarë të PDK-së mbeten të sigurt se do të gjendet një gjuhë e përbashkët brenda koalicionit sa i takon tarifës.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ekzistojnë disa skenarë të cilët mund të ndodhin në ditët në vijim sa i përket tarifës doganore dhe koalicionit. Rënia ose jo e Qeverisë aktuale sipas tyre do të dëshmohet pikërisht gjatë kësaj jave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img