15.5 C
Pristina
spot_img

Java e 31-të në Albi Mall Superliga, Ballkani pret Malishevën ndërsa Gjilani pret Suharekën

Sot fillon java e 31-të në Albi Mall Superliga ku pritet të ketë ndeshje interesante.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të pres Malishevën, në një ndeshje që pritet të jetë interesante.

Ballkani, gjendet në pozitën e 2-të në tabelë me gjithsej 52 pikë, 7 pikë larg Malishevës në pozitën e 3-të.

Ndërsa Gjilani, pret në shtëpi Suharekën, me “Skifterat” që dëshirojnë të shmangin rënien në Ligën e Parë.

Gjilani, gjendet në pozitën e 7-të me 39 pikë, ndërsa Suhareka në pozitën e parafundit me 33 të tilla.

Të dyja këto ndeshje pritet të zhvillohen sot në orën 15:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img