Java e 19-të e elitës së futbollit tonë vjen sot me ndeshjen e Ferizaj-Feronikeli ’74, sfidë kjo e fundit e kësaj xhiro.
Ky takim nuk u luajt të dielën për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Kosovës dhe për këtë arsye do të zhvillohet sot me fillim nga ora 12:00.
Dueli mes Ferizajt dhe skuadrës nga Drenasi është tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat që synojnë të arkëtojnë pikë sa më shumë në mënyrë që të ikin zonës së rrezikshme.
Ferizaj aktualisht ka 20 pikë në vendin e tetë, kurse, Feronikeli ’74 është e fundit më vetëm 10 sosh.