Site icon PrishtinaPress

Jashari: Veteranët po këmbëngulin që takimi me Kurtin të realizohet sot

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës nëse nuk do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

Ai këtë gjë e tha në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së.

Jashari tha se veteranët do të këmbëngulin që takimi të ndodhë gjatë ditës së enjte.

“Masa kërkon që takimi të realizohet sot. Ju bëj thirrje deputetëve që të kenë kujdes me vlerat e luftës së UÇK-së. Do të qëndrojmë këtu deri të marrim përgjigje zyrtare. Kemi qenë të gatshëm çdo herë të takohemi, dhe do të ishte mirë që sot të takohemi. Do të bëjmë publike se cilin qëndrim do ta marrim bashkë me OVL e UÇK-së. Veteranët njëzëri janë duke këmbëngulur që takimi të realizohet sot”, tha ai, ndërsa presin ftesën zyrtare për takim.

Exit mobile version