2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Jashari tregon për bizneset që humbën shumë dhe cilat fituan me covid-19

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se bizneset e vogla janë dëmtuar më së shumti në këtë periudhë të pandemisë. Sipas tij, bizneset që përfituan më së shumti janë padyshim marketet/qendra tregtare.

“Për marketet e mdhaja vetëm i është shtuar puna. Nëse unë kam ngrënë vetëm mëngjesin ose darkën në shtëpi, njërën nga dy kohërat i hamë dyjat tani. Është shtuar konsumimi nëpër shtëpi”, ka thënë ai, duke shtuar se tek bizneset e vogla do të ketë pasoja.

Mirëpo, Jashari shpreson se ekzekutivi do të bëjë një plan të veçantë për t’i dal në ndihmë bizneseve të vogla, të cilat më së shumti janë dëmtuar në këtë periudhë.

Skenderaj, nëna arrestohet në sy të fëmijëve

“Po shpresojë që qeveria jonë t’i përkrah. Ne si komunë do të mundohemi por çka të bëjmë me atë buxhet, “një kafshatë goje”. Pasojat vetëm kanë filluar mu ndje. Dashtë Zoti që ta kalojmë sa më lehtë situatën me covid-19 e pastaj ta marrim vetin”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Në fund, Jashari dha një koment edhe për gjendjen e acaruar politike në Kosovë.

“Fatkeqësisht tek ne ka ndodhë ky fenomen. Unë e kam kritiku dhe vazhdojë ta kritikoj vazhdimisht. Në tërë globin pozitë dhe opozitë janë bërë bashkë për covid-19, e te na kishte kacafytje të spektrit politik.  Asnjë shqiptarë nuk besojë se është ndier mirë. Në vend se të bëhemi bashkë, ata bënë gjeste të pahijshme”, ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img